zoom

Politikë

Selfie në sallën e gjyqit/ Nga Klevis Balliu te Stresi

Në sallën e gjyqit, ku kanë dalë për masë sigurie 34 personat që u arrestuan në protestën e Berishës kanë shkuar edhe Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Oerd Bylykbashi.

Mësohet se nga 34 të arrestuar, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”.

Ndërsa për 5 protestues të tjerë “Arrest shtëpie”. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova.

Po kështu, i arrestuar është edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi”.

Kujtojmë që Albana Vokshi është përjashtuar nga Partia Demokratike, pas vendimit që mori kryesia. Ndërsa deputeti tjetër Oerd Bylykbashi është në listën e të pezulluarve.