zoom

Aktualitet

Akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës, lirohet nga burgu në Ekuador Dritan Rexhepi

Dritan Rexhepi, i njohur si trafikanti shqiptar që përmbyti Europën me drogë është liruar nga burgu në Ekuador. Lajmi ka qarkulluar në disa media pasditen e kësaj të marte, megjithatë kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Nga ajo që thuhet është se lirinë e ka fituar me kusht për të mos dalë nga Ekuadori, ku prej javësh paraqitet pranë autoriteteve dhe mbahet në vëzhgim prej tyre, për shkak të frikës së arratisjes pasi rezulton në kërkim nga të paktën 3 shtete (Shqipëri, Spanjë dhe Itali).

Dritan Rexhepi akuzohet në Shqipëri se porositi rrëmbimin e Jan Prengës, e ndërsa pak javë ai ishte në qendër të një artikulli të “The Wall Street Journal”.