Aplikacion
Mediat italiane raportojnë se arratisja ka qenë si nëpër filma, pasi të burgosurit kanë hapur vrimë në mur dhe më pas kanë zbritur të lidhur me çarçafë.
Arratisja e guximshme ndodhi në mes të natës. Protagonistë ishin tre të burgosur, një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, një maroken 40-vjeçar dhe një rumun 22-vjeçar. Ndonëse të tre nisën iniciativën e rrezikshme, një prej tyre, shqiptari u kap menjëherë nga punonjësit e policisë së burgut. Tashmë, marokeni dhe rumuni janë ende në arrati. Ishte Policia e burgut ajo që dha alarmin dhe vuri re mungesën e të burgosurve në qeli.