Aplikacion
Bëhet me dije se Mikel Harizaj, 42 vjeç, të cilit iu bë atentat sot në Tiranë është një emër i njohur për policinë. Ai ra në pranga në 2009-ën, pasi akuzohej se pas një sherri në lokal tentoi të vriste 3 persona duke u hedhur një granatë. Harizaj u arrestua asokohe në Selenicë të Vlorës.
Si ndodhi ngjarja?
Për motive të dobëta, Harizaj u konfliktua me tre shtetas në ambientet e një lokali. Menjëherë pas konfliktit, ai doli nga lokali dhe shkoi në makinën e tij, të cilën e kishte të parkuar afër lokalit, nga ku mori një granatë dore dhe sulmoi shtetasit e mësipërm. Nga shpërthimi i granatës u plagos rëndë G. A. dhe më lehtë dy të tjerët.