Aplikacion
Ata janë dërguar në spital ku po marrin edhe ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij shpërthimi.
“Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore”, shkruhet në njoftimin e policisë.