Aplikacion
Të dy ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk ia kanë idenë se kush janë autorët. Megjithatë kjo deklaratë nuk i ka bindur hetuesit dhe ka dyshime se konflikti mes palëve ka nisur për shkak të pazareve të prishura të drogës.
Policia po ekzaminon edhe automjetin e Crrojit dhe banesat e të plagosurve, por nuk janë gjetur sende të kundraligjshme që mund të vihen në funksion të hetimit.
Nga ana tjetër, janë kryer kontrolle edhe në varreza makinash brenda dhe jashtë Tiranë. Policia e Tiranës ka kërkuar që të kontrollohen makina të ngjashme me atë të autorëve, pasi ka dyshime se i kanë ndërruar targat dhe e kanë nxjerrë sërish në qarkullim për të humbur gjurmët.
Atentati ndodhi rreth orës 16:15 të martën, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Personat e armatosur lëviznin me një automjet tip “Mercedes E Class” të zi dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë në drejtim të lokalit, ku ndodheshin të ulur në një tavolinë viktima dhe personat e tjerë. Për pasojë mbeti i vdekur në vend Erion Çela si dhe u plagosën katër të tjerë, të cilët u dërguan te spitali i Traumës.
Të plagosurit ishin: Arben Dani 46 vjeç, Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, Edmond Crroj , 41 vjeç daja i viktimës dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç. Ky i fundit ishte klient në lokal i ulur në tavolinën ngjitur dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.