Aplikacion
Kamerat e sigurisë janë sekuestruar dhe po këqyren nga policia, me qëllim zbardhjen e itinerarit nga ka lëvizur makina e autorëve para dhe pas krimit, që tronditi kryeqytetin.
Mësohet se po kontrollohen edhe serviset e varrezat e makinave, pasi ka dyshime që makina e krimit të jetë çuar për pjesë këmbimi.
Policia ka ushtruar kontroll në banesën e të plagosurit Edmond Crroj, që është daja i viktimës, si dhe i ka sekuestruar atij telefonat, për shkak të problemeve që ka pasur në Itali.
Kujtojmë se pasditen e të martës, në një lokal të kryeqytetit, të shtëna me armë zjarri nga jashtë lokalit vranë 35-vjeçarin e lartpërmendur dhe lanë të plagosur 4 vetë.