zoom

Aktualitet

Vrasja në Don Bosko/ Si është gjendja shëndetësore e të plagosurve, vëllai i viktimës më rëndë

Detaje të reja janë mësuar për gjendjen shëndetësore për persona që mbetën të plagosur gjatë atentatit të ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, në zonën e Don Boskos.

Mësohet se Arben Dani dhe Azbi Selmanaj ndodhen në pavion dhe janë jashtë rrezikut jetën.

Edmond Crroj i cili mbeti i plagosur në pjesën e barkut i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndodhet në gjendje të rënduar dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga bluzat e bardha.

Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe vëllai i viktimës, i cili ka mbetur i plagosur në pjesën e fytyrës. Mësohet se me kërkesë të familjarë, Blerim Çela tashmë po merr trajtim shëndetësor në një spital privat.

Viktimë e këtij atentati mbeti 35-vjeçari Erion Çela, i njohur ndryshe edhe me emrin Adriatik Çela.