zoom

Aktualitet

Menaxheri i lokalit në Don Bosko: Viktima ishte në kafe me gruan para ngjarjes

Daniel Lila, menaxheri i lokalit në zonën e Don Boscos, ku një ditë më parë mbeti i vrarë një 35 -vjeçar dhe u plagosën 4 persona të tjerë, ka rrëfyer detaje rreth ngjarjes.

Ai ka treguar se viktima Erion Çela, pak para vrasjes, ishte ulur në kafene me bashkëshorten e pak mintua më vonë u ul me personat me të cilët u gjend në tavolinë në momentin kur persona të paidentifikuan qëlluan me breshëri kallashnikovi nga jashtë.

“U ulën te tavolina afër xhamit. Por nuk kemi dëgjuar konflikte. Ndërsa 19-vjeçari ishte klient në një tavolinë tjetër”, rrëfeu menaxheri, duke zbuluar kështu se ndryshe nga çfarë u raportua fillimisht, i riu i plagosur nuk ishte kamarier, por krejt rastësisht gjendej si klient në lokal.

Nga atentati humbi jetën 35-vjeçari Erion Çela dhe mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë, mes tyre vëllai  dhe daja i viktimës. /Zoom.al