Aplikacion
Hetuesit dyshojnë se mund të bëhet fjalë për vrasës profesionistë, për shkak se policia nuk ka mundur të gjejë as edhe një gëzhojë në vendngjarje, pasi të gjitha kanë mbetur në makinën e autorëve.
Pak orë pas atentatit të ndodhur në Tiranë, pasditen e djeshme janë marrë në pyetje dy nga katër të plagosurit që ndodhen në Spitalin e Traumës. Dëshmia e Arben Danit dhe 19-vjeçarit Azbi Selimaj nuk i ka ndihmuar hetuesit për të identifikuar autorët.
Ata thanë se nuk kanë mundur të shohin asgjë vetëm kur janë hasur me breshërinë e plumbave. Arben Dani është mik i viktimës dhe personave të tjerë që ndodheshin në tavolinë me të dhe kishte ardhur nga Durrësi për t’i takuar. E ndërsa Azbi Selimaj, kamarieri i lokalit ku ndodhi krimi.