zoom

Të gjitha

Harry Styles dhe Olivia Wilde drejt altarit?

Harry Styles dhe Olivia Wilde janë dyshja më e përfolur e momentit, për shkak të romancës së tyre. Ka kaluar një vit që kur u fol për raportet  e këngëtarit Harry Styles dhe aktores amerikane Olvia Wilde dhe duket se gjërat po bëhen më serioze për çiftin.

Sipas britanikes ‘The Sun ‘ thuhet se Harry e ka prezantuar Olivia-n me nënën e tij, Anne, një hap i rëndësishëm për marrëdhënien e tyre, e cila mesa duket po shkon në një tjetër nivel .

“Është vërtet emocionuese për ta, për Harry-n  kjo është gjëja më serioze që ai  bërë ndonjëherë për dikë”, thanë disa burime për këtë media.

Po ashtu mësohet se Harry është afruar shumë edhe me fëmijët e Olivias, Otis dhe Daisy.

Fansat e 27-vjeçarit  nuk u habitën kur mësuan për njohjen me 37-vjeçaren , pasi ai njihet e shijon shumë  shoqërinë  e të dashurave të cilat janë më të mëdha se ai në moshës.