Aplikacion
Tashmë, ata jo vetëm po njihen më shumë por po testojnë edhe limitet e njëri-tjetrit, duke pasur herë pas here zënka. Kështu ndodhi edhe disa orë më parë, kur Beatrix vendosi t’i tregonte Donaldit “botën e saj”, duke i shkruar partnerit një listë me këngët e saj të preferuara.
Mirëpo, këngëtarja e njohur është mërzitur kur Donaldi ka ndërhyrë në këtë playlistë duke i kërkuar të shtojë dy këngë italiane. Kështu, ajo e ka grisur kartonin e nervozuar dhe është larguar nga ai.
Më vonë, Donaldi ka shkuar pranë saj për të sqaruar situatën dhe i ka kërkuar të mos e bëjë kaq të madhe.
Biseda mes tyre:
Donaldi: Për çfarë e grise këtë?
Beatrix: Sepse po ma kthen punën në inat, i mora disa fletë të shkruaja këngët e mia të preferuara
Donaldi: Nuk e kuptoj pse e merr kaq seriozisht
Beatrix: E marr shumë seriozisht, sepse është shumë e rëndësishme muzika për mua edhe bota ime që ti doje ta njihje
Salla bosh, jashtë protesta! Pse s’po nis takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Londër?