Aplikacion
Sapo ndodhi aksidenti, ai është larguar nga vendngjarja, por më pas është arrestuar.
“Vihet në pranga shtetasi B. F., 32 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një shtetase të mitur 7 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes,” njofton policia.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit. Nuk bëhet e ditur gjendja e 7-vjeçares.