zoom

Të gjitha

Stresi i dedikon këngë moderatores: Të gjithë le ta dinë, Bora Zemani…

Reperi i njohur, Stresi ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Bala. Ajo çfarë ka tërhequr vëmendje është teksi i këngës, ku një varg i dedikohet moderatores Bora Zemani. Duket se reperi ka mbështetur moderatoren në lidhje me situatën e ndodhur në trekëndshin Beatrix-Donald-Bora.

“Edhe krejt le ta dinë opinionin tim, Tiranë -Prishtinë, Bora Zemani është Queen”, dëgjohet teksa këndon ai.

Stresi e ka komentuar edhe më përpara situatën e moderatores dhe lidhjes mes aktorit Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Ai e ka shprehur hapur se është me Borën në kë mes, dhe ka vendosur që këtë fakt ta dijnë të gjithë.

“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”.