zoom

Të gjitha

Varësia ndaj alkoolit ka qenë e gjatë, Paloma sqaron deklaratën për burrin e saj

Rudina Demneri ose ndryshe njohur si Paloma, ka folur për martesën e saj gjatë një interviste në “Glamour Zone”.  Ajo ka rrëfyer se ka kaluar momentet më të bukura me bashkëshortin por gjithashtu ka pasur dhe një episod të errët të jetës së saj, ku bashkëshorti ka qenë i varur nga alkooli.

Paloma ka treguar se familja e saj është shumë e rëndësishme për të dhe se pjesëmarrja në “Big Brother VIP” e bëri dhe më të vështirë qëndrimin larg tyre, ku ka treguar se shpeshherë shqetësohej për bashkëshortin e saj ,Andrein.

Gjatë intervistës u prek pjesa ku Paloma është shprehur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri se “për tetë vite  ka qenë e lodhur nga bashkëshorti i saj”. Mirëpo ky lajm është keq informuar nga gazetarët ku Paloma ka sqaruar dhe një herë të gjithë historinë se  çfarë ka treguar ajo.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Ti ke thënë se ke pasur vite të lumtura por ka qenë një episod i pakëndshëm në jetën tuaj. Në portale kam lexuar “ tetë vite dhune”, mund ta sqarosh këtë.

Paloma: Varësia ndaj alkoolit ka qenë  e gjatë, kam thënë që tetë vite jam lodhur por jo se më është ushtruar dhunë. Mua asnjëherë nuk më ka prekur me dorë, në një fragment të jetës tonë bashkë ndodhi dhe unë direkt nuk e zgjata, lajmërova policinë dhe çdo gjë u sqarua. Kurrë nuk mund të lejoj unë që të kaloj ekstremet një njeri në jetën time, kështu që më vjen shumë keq që kanë keq informuar çdo gjë që unë kam thënë. Jam lodhur tetë vite jo jam dhunuar tetë vite, kjo është shumë e rëndë.

Jemi mësuar që na e bëjnë gomarin për burrë por mendoj që karma është shumë e rëndësishme, kështu që nuk është nevoja as për gjyqe dhe për asnjë gjë, Andrei nuk dëshiron ta diskutojë më këtë histori është diçka e shkuar.

Jemi në një shoqëri të ngushtë që nuk e kuptojnë çfarë do të thotë fitore. Më kanë ardhur mesazhe si: ‘E fëlliqe burrin’, ‘ I shkreti burrë që të ka ty’.