zoom

Politikë

“Nuk jemi kundër mysafirëve, por …”, Stresi konfirmon pjesëmarrjen në protestën kundër Viçiç

Këngëtari Arkimedj Lushaj, ose siç njihet me emrin e artit “Stresi”, ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e nesërme kundër ardhjes së Presidentit Aleksandar Vuçiç në Tiranë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai thotë se në protestë nuk do të jetë kundër mysafirëve, por zotit të shtëpisë, duke kuptuar kryeministrin Rama.
Sipas Stresit, i zoti i shtëpisë nuk mund të shpalë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë dhe të ulet krah tij përballë Kosovës.
Postimi i Arkimed Lushajt:
Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë.
Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve.
I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve!
Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm! Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë!
Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb.
Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë. Do jem aty si qytetar, patjetër! Y.M