Aplikacion
Të paturit një sistem imunitar të shëndetshëm gjatë gjithë vitit është çelësi për parandalimin e infeksioneve dhe sëmundjeve. Hulumtimet kanë treguar se suplementet me vitamina, minerale, bimë dhe substanca të tjera mund të ndihmojë në përmirësimin e reagimit të sistemit imunitar.
Shtojcë (1): Disa suplemente mund të ndërveprojnë me medikamentet me recetë ose pa recetë. Disa të tjera mund të mos jenë të përshtatshme për njerëzit me probleme të ndryshme shëndetësore. Sigurohuni që të flisni paraprakisht me një profesionist të shëndetit.
Shtojcë (2): Asnjë suplement nuk do të shërojë apo parandalojë sëmundje si Covid. Të paturit një shëndet imunitar të fortë mund të lehtësojë simptomat.
1. Vitamina D: Vitamina D është thelbësore për funksionin e imunitetit. Nivelet e shëndetshme të kësaj vitamine mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për infeksione të frymëmarrjes.
2. Zink: Suplementet me zink mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër infeksioneve të traktit respirator dhe të zvogëlojë kohëzgjatjen e këtyre infeksioneve.
3. Vitamina C: Vitamina C mund të ndihmojë në reduktimin e kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së infeksioneve të traktit të sipërm respirator, duke përfshirë ftohjen e zakonshme.
4. Bima e egër elderberry: Kjo bimë mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes të shkaktuara nga infeksionet virale dhe të ndihmojë në zbutjen e simptomave të gripit. Megjithatë ka edhe rreziqe dhe nevojiten më shumë kërkime.
5. Kompleks me vitaminat B: Vitaminat B, duke përfshirë B12 dhe B6, janë të rëndësishme për një përgjigje të shëndetshme imune. Megjithatë, shumë të rritur kanë mungesë të tyre, gjë që mund të ndikojë negativisht në shëndetin imunitar. /Anabel