Aplikacion
Ajo publikoi një foto të këpucëve të vogla të Hanës, të cilat sigurisht nuk i vijnë më. Pikërisht kjo këpucë e vogël e ka bërë Lorin t”i lindë sërish dëshira për të pasur një tjetër dëshirë.
“Dua një bebush të dytë”- ka shkruar reperja krahas postimit që bëri xhiron e rrjetit.
Por nuk mbaroi me kaq! Vetëm pak orë më parë, Lori i ka bërë të gjithë të aludojnë me postimet e fundit në InstaStory, teksa ka publikuar emojin e një familjeje me dy fëmijë.
A ka më qartë se kaq? Ajo dhe Mozzik do të bëhen prindër për herë të dytë dhe kjo është mënyra si po e japin lajmin e bukur.
Madje, ajo ndau gjithashtu një foto të Mozzik me Hanën, duke shprehur vlerësimin e madh për partnerin si baba i vajzës së tyre.
“Kjo më bën kaq të lumtur! Babai më i mirë”- shkruan Lori krahas pozës dhe jemi të gjithë sy e veshë për të tjera detaje!