zoom

Të gjitha

Antonela: Më pëlqen Valoni, xhelozoj Beniadën

Teksa banorët ishin ulur në tavolinë, Antonela e ngacmon Beniadën duke i thënë se ajo bën sikur s’do të jetë afër Valonit, por gjatë gjithë kohës është afër tij.

Beniada iu kthye duke i thënë: Je xheloze ti tani, nëse të pëlqen ty Valoni thuaje mos rri më përmend mua gjithë kohës.

Antonela duke qeshur i tha asaj që kjo ishte arsyeja që ta thotë para të gjithëve që asaj i pëlqen Valoni.

“Ndoshta edhe jam xheloze. Në fakt unë për atë u çova që ta them para të gjithëve që mua më pëlqen Valoni, por ideja është ngaqë ty të kam shoqe edhe kam shumë respekt ndaj mendoj edhe për ty”, i tha Antonela.