zoom

Të gjitha

“Ua sa keq dukesh pa make up”/ Antonela i përgjigjet Semit: Ndihem e bukur

Pasi shijuan një darkë ndryshe, banorët e “Big Brother VIP” janë ndërruar dhe disa prej tyre kanë dalë sërish në oborr për të qëndruar. Teksa në tavolinën e vendosur jashtë ishte Donaldi, DJ PM, DJ Dagz, Sarah dhe Semi, aty shkon edhe Antonela.

Kjo e fundit kishte veshur rrobat e gjumit si dhe kishte hequr make up. Sapo Semi e pa i kthehet me fjalët “u sa keq dukesh pa make up”.

Pjesë nga biseda:

Semi: Ua sa keq dukesh pa make-up

Antonela: Ndihem e bukur

Semi: Iiii sa keq

Einxhel: Mua po më pëlqen më shumë pa make up, me thënë të drejtën. Sot më mirë e ke fytyrën, të është zbardhur, të është qetësuar.

PM: I vetmi njeri në botë që bën gjashtë maska para se me flet