zoom

Aktualitet

Devijohet trafiku në Tiranë, ARRSH: Oraret dhe rrugët që duhet të shmangni

Gjatë natës së datave 24 dhe 25 nëntor (sot dhe nesër) do të devijohet trafiku nga ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.

Njoftimi është dhënë nga ARRSH, si pasojë e punimeve që do të kryhen në rrugën paralele perëndimore (në krahun e pallateve). ARRSH njofton se kufizimi do të zgjasë prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00.

Kështu automjetet që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta si dhe do të bllokohen degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor në drejtim të rrugës “Tom Plezha”.

Njoftimi

Fillojnë punimet për shtresën e fundit të asfaltit në rrugët dytësore të Loti 2

Në datat 24-25.11.2021 gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve) nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.

Në këtë segment do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00

Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”.

Nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks.