zoom

Politikë

Ç’do thotë Meta? Presidenti lajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Presidenti Ilir Meta do të japë një konferencë për median në ora 17:00. Kjo konferencë e jashtëzakonshme është njoftuar nga zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

“Të dashur kolegë gazetarë, Sot në ora 17:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju fton të gjithëve në një konferencë për mediat, në ambientet e Institucionit të Presidentit. Transmetim LIVE!”, njofton Blushi.

Sakaq Meta prej ditësh ka nisur një sulm ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Mes tyre ka pasuar akuza nëpërmjet deklaratave të ndryshme në lidhje me zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Basha akuzoi Metën si pjesë e trekëndëshit të Bermundës, duke e futur së bashku me Berishën e Ramën, si dhe si personi që ndikoi në fitorjen e marrjen e mandatit të tretë nga PS.

Mësohet se Meta do të jetë në darkë vonë edhe në një studio televizive i njohur si pranë ish-kryeministrit Sali Berisha.