zoom

Të gjitha

Flet Kledi: Beatrix-i e dinte shumë mirë për lidhjen time

Banori i fundit që ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri është Kledi Hysa, i cili ditën e sotme ka dhënë intervistën e parë pas daljes.

I ftuar në “Fun Club BB VIP”, Kledi sqaroi njëherë e mirë se çfarë ndodhi me Beatrix dhe çfarë ndodhi që ai tashmë nuk është brenda “Big Brother VIP”.

“Për një javë që u tha, për një shaka të pamenduar, dola që çdo gjë që bëri mirë Kledi u harrua. Jam njeri që nuk i tregoj shumë emocionet dhe aty ishte ndryshe. Aty brenda isha shumë emocional. Çdo herë që tregoja emocion ndihesha dhe më qetë.

Kur bëra takimin me Beatrix ajo më pyeti kush ishte lidhja më e gjatë, ishte 5 dhe kam qenë 25 vjeç. Nuk më pyeti a je i lidhur. Ideja ishte për Beatrix. Ajo kishte kohë që të njihte banorët dhe lidhjen time e dinte shumë mirë.

Më tha e di kush je ti se të kam parë jashtë. A është lojë? Mbase është loja e saj. Çfarë më bën përshtypje është se kur e pyet se a e dinte që do të zgjidhte Kledi, ajo ka thënë isha “100 përqind i sigurt”.

Por unë nuk e dija, se kam marrëdhënia të mira me Arjolën dhe Beniadën. Por kur pashë gjendjen e saj, malli për familjen dhe se ishte e mërzitur, mora atë”, tha Kledi.