Aplikacion
Sipas avokatit Ermal Hamataj, autori ka thënë se nuk ka pasur benzinë, pasi do ta kishte djegur, për të mos e gjetur kurrë trupin.
Hamataj u shpreh për emisionin “Me zemër të hapur”, se një tjetër avokat është caktuar për 38-vjeçarin, Klodian Çalamani.
“Ka disa të dhëna që kanë dalë nga grupi i hetimit. Mësohet se ai ka thënë se nuk kisha benzinë se po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë djalin. Dua të them se gjykata e Fierit ka caktuar “arrest me burg”, por kjo masë sigurie ndryshe nga çdo masë tjetër u bë në mungesë të autorit. Është caktuar një avokat tjetër për çështjen e Klodian Çalamani. Besoj se kjo ka qenë zgjedhja më e mirë nga situata e prokurorisë dhe policisë, pasi do të kishim një situatë të paimagjinueshme nëse do të paraqitej në gjykatë”, ka thënë më tej ai.
Përballet me sfida të mëdha, DW: Çfarë pritet në politikën e brendshme gjermane 2025