Aplikacion
Nga informacionet e dhëna nga policia, është bërë e ditur se pas kontrollit të ushtruar në banesën e Çalamanit, është gjetur trupi i pajetë i të miturit.
Ka qenë nëna e tij që ka denoncuar zhdukjen e fëmijës rreth orës 15:30 dhe trupi i pajetë është gjetur vetëm pak orë më vonë i mbuluar me baltë. Menjëherë është bërë i mundur arrestimi i autorit.
“Banesa e autorit me atë të familjes së 8-vjeçarit janë rreth metra larg nga njëra-tjetra. Autori kishte shkuesi me familjen e 8-vjeçarit. Raportet mes dy familjeve kanë qenë të mira, e ndihmonin me bukë dhe me pjatë gjelle. Familja e të miturit e ndihmonte autorin”, tregoi gazetarja Fatmira Bajrami për “Shqipëria Live”.
E pyetur nëse ka qenë agresiv me fëmijët, gazetarja tha se “jo”, por që të gjithë kishin kujdes ndaj tij.
“Klodiani është punësuar nga Bashkia në pastrim-gjelbërim por është larguar me dëshirë. Është ndihmuar me ndihmë ekonomike gjithashtu. Ndaj fëmijëve nuk ka qenë kurrë agresiv. Incident dhune nuk ka pasur, por banorët ruheshin prej tij, për shkak të problemeve. Fqinjët ruanin gratë nga Çalamani, ia kishin frikën. Njihej edhe si pijedashës. Bënin kujdes si fëmijët ashtu edhe të rriturit”.
Ndërsa duke folur për momentin kur fëmija është shpallur i zhdukur, gazetarja tha se Klodiani ka dalë me të gjithë banorët e tjerë për ta kërkuar të miturin.
“Ai ka shoqëruar familjarët e të miturit hap pas hapi. Sapo mamaja ka bërë denoncimin, policia ka shkuar në vendi i ngjarjes. Zbulimi i parë ka qenë nga kamerat e shtëpisë që kanë kapur çdo gjë. Kamerat kanë parë biçikletën e rrëzuar dhe njollat e gjakut”.
Sipas saj, ditën e djeshme Klodiani është paraqitur mjaft i qetë në çdo moment.
“Edhe në polici e ka pranuar krimin i qetë, duke thënë se Mateo më ofendoi dhe unë e qëllova”, përfundoi Bajrami.
Firma dhe pronarët e arrestuar do të mbikëqyrin ndërtimin e autostradës Elbasan–Rrogozhinë!