Aplikacion
Basha shprehet se është i tronditur, ndërsa u shpreh ngushëllime familjarëve. Për kreun e PD-së kjo është një kambanë alarmi dhe se duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, që ngjarje të tilla të mos përsëriten.
Reagimi i Bashës:
Jam thellësisht i tronditur për ngjarjen e tmerrshme kriminale që i mori jetën një 8 vjeçari në Fier. Si prind, ndaj sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos dhe lus Zotin t’ua lehtësojë dhimbjen! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve!
Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social.
Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballjeje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë.