zoom

Aktualitet

Vrasja makabre në Fier, socialistët në fushatë të sinkronizuar mediatike

Jo vetëm familjarët dhe të afërmit e 8-vjeçarit Mateo Vassiut, janë tronditur nga ngjarja makrabre e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Greçalli të Fierit, por edhe i gjithë opinioni publik. Të tillë duken edhe përfaqësuesit e mazhorancës qeverisëse, të cilët duket se me një urdhër politikë nga lartë kanë bombarduar gjithë mediat dhe opinionin publik me mesazhe ngushëlluese për këtë ngjarje të rëndë, por edhe për të atakuar organet e drejtësisë që sipas tyre nuk kanë bërë punën siç duhet me ndëshkimin e autorit. 

Gjithçka u duk që dje në mbrëmje, kur teksa organet ligjzbatuese vijonin punën në terren për hetimin dhe dokumentimin e ngjarjeve, Kryeministria lajmëroi një konferencë që në orët e mëngjesit të kryeministrit Edi Rama në Aeroportin e Rinasit.

Dhe në fakt ashtu siç pritej Rama më së shumti komunikimin me mediat ia kushtoi pikërisht kësaj ngjarje.

Mesazhi i tij ishte marrë tashme edhe nga zyrtarët e përfaqësuesit e tjerë socialistë në nivelet më të ulëta, dhe të gjithë nisën të bëjnë mesazhe prekëse për këtë ngjarje, ku humbi jetën një fëmijë vetëm 8 vjeçar. U angazhua në këtë fushatë mediatike, kryetarja e Kuvendit, kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Ministrja e Arsimit, kryetari i Bashkisë së Fierit, e shumë përfaqësues socialistë.

Të gjithë ata, thuajse në sinkron të plotë me njeri-tjetrin, kërkuan ndëshkimin sa më të shpjetë dhe maksimal të autorit. A thua se institucionet ligjzbatuese në vend nuk kishin pasur asnjë të dhënë apo indicie në lidhje me atë që përfaqësonte agresori, Klodian çalamani në kërtë zonë. 

Disa nga reagimet e përfaqsuesve socialistë

Taulant Balla: IInstitucionet shtetërore sot duhet të vendosim pikëpyetjet e tyre për reagimet që duhet pasur për persona të tillë, një person që ka qenë i dënuar më parë dhe për një krim për gjëra të ngjashme dhe pse ka marrë ndëshim duhet të rrisim aftësitë parandaluese të shtetit. Jam informuar nga administratori që nga ana e Bashkisë janë bërë përpjekjet për integrimin në shoqëri të një individi të tillë.

Ajo qe parashikon sot kodi penal është burgim i përjetshëm ky është dënimi maksimal që njeh kodi penal. I bëj thirrje Prokurorisë që s’ka nevoje të zgjasin hetimet kur hetimi është i qartë, i bëj thirrje gykatës të Fierit të japë këtë dënim maksimal, kjo nuk e qetëson dot shpirtin e famijes as shpirtin e shoqërisë shqiptare por është dënimi maskimal që duhet të jetë”.

Lindita Nikolla: “Dje Shqipëria humbi një fëmijë, një engjëll të vogël tetëvjeçar. Krimi i tmerrshëm ndodhi në Fier. Pas këtij krimi qëndron një histori lëshimesh dhe një zinxhir përgjegjësish. Nëse ato do të ishin shmangur, Mateo sot do të ishte në shkollë, me shokët dhe shoqet e tij. Krimineli ka dhunuar edhe më parë dhe për një krim të rëndë ka marrë një dënim përkëdhelës.  Të gjithë duhet të nxjerrim mësime nga kjo që ndodhi dhe autori i këtij krimi barbar duhet të marrë ndëshkimin maksimal. Shoqëria dhe komunitetet duhet gjithashtu të reflektojnë. Krimet ndodhin para syve edhe për shkak të mungesës së vëmendjes dhe reagimit tonë.

E kam të vështirë të gjej një fjalë ngushëlluese për prindët dhe familjarët e Mateos. Asgjë nuk lehtëson dhimbjen e padurueshme të tyre.

U prehsh në paqe, engjëll!”, shkruan në reagimin e saj Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

 

Evis Kushi: Sot në klasën e tretë të shkollës “Thanas Ikonomi” në Grecalli të Fierit mungon Mateo, një nxënës i shkëlqyer dhe një fëmijë i dashur për të gjithë shokët, shoqet dhe mësuesit.

Dje, Shqipëria humbi një fëmijë, një engjëll të vogël që nuk pati asnjë faj dhe nuk mund të mbrohej dot ndaj monstruozitetit të një krimineli, për të cilin çdo lloj dënimi sot është i pamjaftueshëm. 

Sot, të gjithë duhet të reflektojmë për këto ngjarje të tmerrshme, për këta kriminelë që mund të gjenden kudo, për çdo rrezik të mundshëm dhune që mund të kthehet në një fatkeqësi shoqërore.

Sot, familja e Mateos së vogël ka marrë një plagë të pashërueshme dhe asnjë fjalë s’mund ta lehtësojë dhimbjen e tyre. Por, të gjithë ne, mësues, prindër, institucione dhe gjithë shoqëria jemi përgjegjës që kjo kambanë alarmi të mos mbetet vetëm në mesazhe ngushëllimi. U prehsh në parajsë Mateo!

 

Postime të lidhura