zoom

Blog

Hakmarrja e Brrylit/ Aventurat e Uriah Fikut (PJESA E PARE)

Ka më pak se një javë që profili i Brryli.Broadway në Instagram u riaktivizua përsëri, pas mbylljes më të fundit. Tre Çunat që administrojnë një nga profilet më të ndjekura në gjuhën shqipe në Instagram duhet të ishin mësuar tashmë më këto “hapa-dollapa” midis tyre dhe “ushtrisë” online të politikanëve. Pikërisht për shkak të shënjestrimit të politikanëve kanë ndodhur edhe mbylljet e përkohëshme të profilit disa herë. Sipas administratorëve ka shumë raportime për postimet e tyre që na kënaqin pa masë ne por disa politikanët nuk i marrin dhe aq mirë.

Tashmë Brryli.Broadway është kthyer dhe është kthyer me risi. Çunat e Brrylit, një nga lagjet më ikonike të kryeqytetit, kanë sjellë një prodhim të ri. Brryli.Broadway ka realizuar një serial vizatimor kushtuar pikërisht atyre që ata akuzojnë se i kanë mbyllur disa herë profilin. Erion Veliaj dhe Edi Rama janë personazhet kryesorë të serialit vizatimor, edhe pse me emra të tjerë. Kështu kanë zgjedhur të hakmerret Bryli.Broadway karshi censurët së vazhduar. Kështu kanë zgjedhur të vijojnë të ngacmojnë përsëri duke vijuar në anonimat.

Shikim të mbarë.