Aplikacion
Përpos atij në Tiranë, ku dy persona humbën jetën dhe një tjetër aksidenti në Durrës mes furgonit dhe trenit, një përplasje regjistrohet edhe në aksin rrugor Lezhë-Mamurras.
I plagosur ka mbetur një efektiv policie i identifikuar me inicialet A.T.
Teksa për llogari të kësaj ngjarjeje është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit tjetër, i cili përplasi automjetin e policisë.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut, automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T.