zoom

Aktualitet

Zbardhet plagosja në ish-Bllok/ Sherri për konfliktet në Angli

Zbulohen të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e ish-Bllokut.

Pas një sherri mes një grupi të rinjsh, i plagosur mbeti 32-vjeçari Ilir Shkurti, ndërsa u prangos nga policia Kridenc Mucollari, 38 vjeç.

Dyshohet se pikënisja e sherrit mes të rinjve është e vjetër, që kurse ata kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se lidhet me aktivitete të paligjshme.

Ndërkohë, Policia bën me dije se është ndaluar drejtuesi i mjetit tip “Benz” që u sekuestrua mbrëmë nga uniformat blu. I arrestuari është shtetasi Renis Selimaj, 35 vjeç, banues në Tiranë.

“Dokumentohet plagosja e ndodhur mbremjen e djeshme tek “Shallvaret”. Vihet në pranga edhe 35-vjeçari, i cili u largua ditën e djeshme gjatë kohës së kapjes në flagrancë së autorit të dyshuar të ngjarjes.

35-vjeçari i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur pasditen e ditës së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri” tek “Shallvaret” ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh dhe u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes si autor i dyshuar shtetasi K. M, 38 vjeç, sherbimet e Policisë në Komisariatin Nr.2 kanë vijuar më kontrolle të imitësishme me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të 2 të përfshirë në ngjarje.

Në vijim të veprimeve është bërë ndalimi i shtetasit R. S, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi K. M, 38 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme)dhe shtetasi R. S, 35 vjeç, janë autorë të dyshuar të plagosjes së 31-vjeçarit, I. Sh. Ngjarje e ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta”, njofton policia.