Aplikacion
Ruzhdi Hoxha ishte larguar nga banesa e tij në zonën e Kamzës mbrëmjen e 20 Tetorit, i ftuar nga miku i tij për të bërë së bashku një xhiro me makinë.
Por prej atij momenti, Hoxha nuk është kthyer më në banesë duke lënë në ankth familjarët për fatin e tij. Ka qenë vëllai i Ruzhdi Hoxhës, ai që ka bërë denoncimin fillimisht në komisariatin e policisë në Kamëz, dhe ngjarja fillimisht u trajtua si largim nga banesa.
Me kalimin e ditëve ngjarja po trajtohet si zhdukje dhe rrëmbim personi, dhe është duke u hetuar nga sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e shtetit.
Ndërkohë policia ka gjetur një celular në afërsi të “Shkollës së bashkuar”, që dyshohet se i përket personit të zhdukur, që mund të hedhë dritë dhe në lidhje me komunikimet e fundit që Hoxha ka pasur.
Hera e fundit që Ruxhdi Hoxha është fikuar nga kamerat e sigurisë është në autostradën Tiranë-Durrës kur ka qenë duke pirë kafe, me dy persona të tjerë.
“Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të. (Njoftimi i publikuar në web-in e Policisë së Shtetit, në përmbledhjen 72-orëshe, më datë 25.10.2021 https://www.asp.gov.al/raporti-i-ngjarjeve-per-72-oret-e-fundit-policia-e-shtetit-104/).
Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme.
Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit””.
Nga strukturat e DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna e pandërprerë për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.