zoom

Aktualitet

Plagoset me thikë i riu në Pogradec, në kërkim autori

Një 19 vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të premteje në Pogradec.

Policia bën me dije se në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndër të tjera dyshohet se shtetasi A. T., 19 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se është dëmtuar gjatë një konflikti të çastit nga një shtetas tjetër.

“Më datë 29.10.2021, rreth orës 20:00, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. T., 19 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar gjatë një konflikti të çastit nga një shtetas tjetër.Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al