Aplikacion
Për sa i përket Shqipërisë, ky indeks tregon se vendi ynë “dominohet nga rrjete kriminale të mbivendosura dhe aktorë të stilit mafioz familjar. Grupet e stilit mafioz kontrollojnë tregjet kriminale për drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e njerëzve dhe thuhet se po kalojnë në prokurimin publik. Ata e kanë pozicionuar veten si disa nga organizatat kriminale më të fuqishme në Evropë.
Një prej cilësimeve që ky indeks i jep kriminalitetit në Shqipëri, është se e quan të dhunshëm, në një bashkëpunim të mirë me zyrtarët e korruptuar të policisë dhe gjyqësorit, të emëruar shpesh në pozicione politike në nivele të ndryshme brenda aparatit shtetëror, si dhe me aktorët e huaj, veçanërisht mafien siciliane, si dhe grupet kriminale të organizuara turke. Fakti që reagimi qytetar është vlerësuar gjithashtu me notë te ulët, tregon humbjen e besimit tek institucionet, ndërsa tregues i kësaj është fakti që nga viti 2008 nga vendi janë larguar 700 mijë qytetarë.