zoom

Politikë

Berisha nga Dibra: Të qëndrojmë të pamposhtur përballë këtij regjimi

“Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur ditën e sotme në qytetin e Dibrës.

Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha ka falenderuar delegatët e Partisë Demokratike që sipas tij kanë votuar mbi 2/3 vendimin e tyre për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ai ka vazhduar me akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama duke nisur nga kriza e energjisë, pandemia, çmimet e karburanteve.

Më tej ai ka vijuar edhe me akuzat ndaj kryedemokratit Basha që sipas tij e ka katandisur Partinë Demokratike nga aktet e papërgjegjshme të tij.

“Kam ardhur sot këtu me një kënaqësi të veçantë për të falenderuar demokratët e Dibrës për mbështetjen ndaj Partisë Demokratike. Po ashtu edhe delegadët e Kuvendit Kombëtar të cilët kanë firmosur tashmë mbi 2/3 vendimin e tyre për të mbledhur Kuvendin Kombëtar Ky Kuvend duhet të mblidhet në përgjigje të një regjimi të Edi Ramës. Ky regjim në këto 8 vite zhbëri një shumicë të madhe dhe shqiptarët i shyti në varfëri dhe mjerim. Sot shqiptarët marrin rriga 30% më të ulta në Kosovë. Sot kafshata e bukës është 87 herë më e shtrenjtë se në BE. Sot shqiptarët paguajnë naftën me njësoj me qytetarët e Zvicrës. Pse kjo? Sepse qeveria në vend të mendojë për qytetarët mendon për veten. Sot vjedhja monstruozë në të gjitha fushat ka bërë që arka e shtetit të jetë bosh. Qeveria del në treg për të marrë 700 milionë euro borxh në një kohë kur thotë që rritja ekonomike është 18%. Këto janë përralla me mbret. Kjo qeveri e krijoi vetë krizën energjitike me vjedhje. Duke ndarë lekët me njëri-tjetërin kanë shitur energjinë me 40-50 euro këv. Kjo është katastrofë e krijuar nga qeveria. Ne numërojmë 16 800 jetë të humbura gjatë pandemisë, më shumë se çdo vend tjetër në Europë. Këta vjedhin mbi të vdekur dhe të sëmurë. Ky Kuvend dhe ringritja e PD-së është interes jetik shqiptar. Çfarë ka ndodhur këto 8 vite? Ylli ynë polar duhet të ishte integrimi në BE.Rama ndërmori nismat e Vuçiç, është përfshirë në projekte antikombëtare për ndarjen e Kosovës. Rama refuzon rezolutën për genocidin. E keqja s’ka fund dhe një pjesë e të keqes është gjendja që është katandisur PD-ja nga kryetari i saj. Rama ka vrarë shpresën e shqiptarëve, pork u është opozita? Opozita i bëri fresk qeverisë pasi nuk ishte e aftë t’i imponojë asnjë nismë tjetër. A kemi ne përgjegjësi për këtë? Po, ndaj edhe ne marrim përsipër të ngrihemi fuqishëm për të qëndruar si opozitë e pamposhtur ndaj këtij regjimi që po spastron Shqipërinë nga shqiptarët. Partia Demokratike është sot e goditur rëndë nga aktet e papërgjegjshme nga udhëheqja pothuaj inekzistente e saj”-tha Berisha.