Aplikacion
U akuzua për përdorim politik të policisë dhe po duke artikuluar akuza politike e vari në gozhdë kapelën luksoze prej 350 eurosh. “Policia e Shtetit është shumë herë më e mirë se dje, por ka patur tentativë për të hedhur baltë mbi punën e policisë”, tha ai në fjalimin e largimit?
Për cilën baltë flet Ardi Veliu?
Në drejtimin e policisë ai u akuzua se u shndërrua në shoferin e “Eskobarit të Ballkanit”, Kelment Balilit. Ai u akuzua se për të mbrojtur dhunën e policisë ndaj një të mituri sulmoi nënn e tij, duke paraqitur para parlamentit një video ku ajo shfaqe me pistoletë në dorë, kur në të vërtetë videoja ishte pjesë e një filmi.
Ai u akuzua se përdori gaz lotsjellës në masë ndaj protestuesve të opozitës dhe atyre që u ngritën kur një polic i tij vrau të riun Klodian Rasha, pa paralajmërim, vetëm pse kishte shkelur orën policore.
Ai u akuzua nga opozita se nën drejtimin e tij trafiku i drogës ka lulëzuar po njësoj si në kohën e Saimir Tahirit.
Ai u akuzua se në kohën e tij tonelata drogë kanë kaluar nëpër Shqipëri, në rrugë të ndryshem.
Ai është po vetë dëshmitar se avionët e drogës vijojnë të fluturojnë lirshëm mbi qiejt tanë dhe se kapen vetëm kur bien vetë, si ai i rënë pak ditë më parë në Vermosh.
Ai u akuzua se manipuloi opinionin publik edhe për vrasjen e ndodhur gjatë fushatës zgjedhore në Elbasan.
Nën drejtimin e policisë, Ardi Veliu u akuzua se e orientoi policinë drejt luftës politike, për të gjurmuar militantët e opozitës edhe gjatë zgjedhjeve dhe se e largoi atë nga misioni i saj për të luftuar krimin e korrupsionin.
Dikush shkoi më tej këto ditë me akuzat ndaj tij. “Në krye te policisë Ardi Veliu është sjellë si një bandit. Është sjellë si një bandit, i cili e ka përdorur policinë si mashë politike të Partisë Socialiste. Është sjellë si një bandit sepse e ka tejkaluar kompetencat e policisë në dhunën e ushtruar ndaj qytetareëve. Është sjellur si bandidt sepse përdorur policinë si mankineri të falsifikimit të provave. Në të gjitha këto kanë qenë shumë larg profilit të një polici korrekt, por ka qenë ushtar partie, i veshur me kapele policie”, tha analisti Andi Bushati.
Kjo qe policia e Ardi Veliut dhe veç ushtarëve të besuar të tij, të gjithë të tjerët shpresojnë se e nesërmja për organizatën do të jetë ndryshe dhe që secili të mund të bëhet ushtar i ligjit, pavarësisht masës së kapeles që mban mbi kokë. /Zoom.al
“Make America Great Again”, Trump: Sot dita më e rëndësishme në histori, dilni dhe votoni!