Aplikacion
Veliu tha se ka vlerësimin maksimal për punën e Ardi Veliut, edhe pse një ditë më parë u shpreh se ai do shkarkohej kur t’i mbaronte kandili. Lidhur me këtë deklaratë, Çuçi tha se është keqkuptuar, pasi ishte një retorikë e përdorur vetëm me opozitën në Komisionin e Sigurisë.
“Veliu largohet me rezultate shumë të larta në nivele si asnjë herë tjetër përformancën e policisë së shtetit. Kjo fal përgjegjshmërisë në këto 4 vite. Të gjithë treguesit flasin për një rritje të standardit të performancës.”
“Pjesën e kandilit e keni keqkuptuar. Se janë situata në dinamikë komunikimi me opozitën në Komision. Kam vlerësim maksimal për Veliun. Është përgjysmuar numri i vrasjeve. Operacioni OFL. Performanca dhe besueshmëria që është në 65% sot. Për 100 ditëshin do ketë edhe 300 dhe vendosim objektiva dhe gjithmonë vendosim ta përmirësojmë. Sjellim një energji të re për të realizuar objektivat dhe angazhimin në mandatin e tretë”, tha Cuci mes të tjerash.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike