Aplikacion
Piloti i avionit mendohet se është nga Bosnja, nga Novi Pazar kurse pasagjeri është nga Plava, me origjinë boshnjake. Personat që i morën me mjetin fouristradë pa targa nga livadhi i Vermoshit, s’janë të zonës dhe kjo është kuptuar nga dialekti i tyre.
Pas uljes së detyruar të avionit piloti dhe pasagjeri kanë tentuar që ta ngrenë sërish në fluturim por nuk ia kanë dalë. Ndërkohë të dy kanë qëndruar aty, teksa disa banorë të zonës kanë tentuar të afrohen dhe më pas kanë lajmëruar policinë.
Për këtë incident të pazakontë Ministria e Mbrojtjes, tha se mjeti nuk është i joni dhe se nuk kishin dijeni për këtë fluturim.