Aplikacion
Erzen Laçi ka kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit në zonën e Katundit të Ri në Durrës, ku ka arritur të sigurojë një rekord kombëtar, pasi ka arritur që PD të marrë 1060 vota më shumë se PS, i vetmja zonë që PD ka fituar me një diferencë të tillë, në një bastion të majtë.
‘Edhe pse nuk jam zgjedhur deputet, si kandidat në listën e PD së, në zonën time kam marrë 1060 vota më shumë se Partia Socialiste, që është një rekord kombëtar i zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Këto vota janë produkt i një punë sistematike, kokë më kokë me zgjedhësit si dhe i besimit që ata patën se unë përfaqësoja Partinë e idealeve të Dhjetorit të udhëhequr nga Dr Sali Berisha’, shkruan Laçi në Facebook.
Postimi i plotë i Erzen Laçit:
Të dashur demokrate dhe demokratë të Rrethit të Durrësit!
Le të mblidhemi për FOLTOREN DEMOKRATIKE, e cila kësaj radhe vjen në Durrës sipas këtij programi:
Data 29 Shtator 2021, ditë e Mërkurë;
Ora.18.00
Vendi: Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Unë, Erzen Laçi, edhe pse nuk jam zgjedhur deputet, si kandidat në listën e PD së, në zonën time kam marrë 1060 vota më shumë se Partia Socialiste, që është një rekord kombëtar i zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Këto vota janë produkt i një punë sistematike, kokë më kokë me zgjedhësit si dhe i besimit që ata patën se unë përfaqësoja Partinë e idealeve të Dhjetorit të udhëhequr nga Dr Sali Berisha.
Ne e mposhtëm dyshimin dhe skepticizmin që ekzistonte tek zgjedhësit ndaj liderit të athershëm, humbësit përsëritës z. Lulzim Basha.
Prandaj, për të sjellë Partinë tonë Demokratike në binarët e idealeve të saj dhe jo allishverisheve të ish – kryetarit Basha me qeverinë socialiste, për të sjellë atë në shinat e respektimit të Statutit dhe për ta kthyer atë përsëri në një forcë të vërtetë opozitare, ju ftoj të merrni pjesë atë ditë tek FOLTORJA.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës