Aplikacion
Pampuri thotë se kanë parë se si Rama e ka bashkëqeverisjen me krimin.
Duke iu referuar faktit që kryeministri i kërkoi ministrave që të lënë jashtë punëve të shtetit familjet e tyre, Pampuri thotë se “të gjithë e mbajnë mend se me sa etikë vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve”.
Reagimi i plotë
Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve.
Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëherë edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve.”
Ola Xama zbulon pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij: I vëllai, 32 mln euro xhiro në 10 vite