Aplikacion
Australia, Britania dhe SHBA thanë se pakti i tyre i ri i sigurisë AUKUS kishte për qëllim mbrojtjen e interesave të përbashkëta në rajonin Indo-Paqësor, por duket se nuk është mirëpritur.
Kina e cilësoi marrëveshjen “jashtëzakonisht të papërgjegjshme”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze tha se pakti “minon seriozisht paqen dhe stabilitetin rajonal dhe intensifikon garën e armatimit”.
Ambasada e Kinës në Uashington akuzoi vendet për një “mentalitet të Luftës së Ftohtë dhe paragjykime ideologjike”.
Pakti krijoi një përplasje edhe me Francën, e cila humbet një marrëveshje me Australinë për të ndërtuar 12 nëndetëse.
Franca akuzoi Presidentin amerikan Joe Biden se e goditi me thikë pas shpinë dhe veproi si paraardhësi i tij. Donald Trump.
“Ky vendim brutal, i njëanshëm dhe i paparashikueshëm më kujton shumë atë që bënte zoti Trump,” tha ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian për radion France, duke shtuar se ishte i zemëruar dhe i hidhëruar.
“Kjo nuk bëhet midis aleatëve”, theksoi ministri.
Në vitin 2016, Australia zgjodhi ndërtuesin e anijeve franceze Naval Group për të ndërtuar një flotë të re nëndetëse me vlerë 40 miliardë dollarë për të zëvendësuar nëndetëset e saj Collins, më shumë se dy dekada të vjetra. Dy javë më parë, ministrat australianë të Mbrojtjes dhe të Jashtëm rikonfirmuan marrëveshjen në Francë.
Marrëdhëniet midis Trump dhe Macron u përkeqësuan gjatë presidencës së republikanit dhe diplomatët thonë se ka pasur shqetësime muajt e fundit sepse Biden nuk është i hapur me aleatët e tij evropianë. Veprimet e Uashingtonit në Australi ka të ngjarë të tendosin më tej raportet Transatlantike. / Përgatiti: Alesia Doçi
Skandali, supermodelja Naomi Campbell mblodhi para për bamirësi por i harxhoi në hotele me 5 yje