zoom

Të gjitha

“30 mijë $ pjata”/ Çmenduri në çmimet “Met Gala”, çfarë përmbante menuja

Është eventi më prestigjioz në botë, në të cilin marrin pjesë të gjithë VIP-at botërorë nga të gjitha fushat, por ushqimi në Met Gala të këtij viti është bërë viral në rrjet.

Një faturë me vlerë 30 mijë $ nuk i ka përmbushur aspak pritshmëritë e të ftuarve duke i lënë pjatat e servirjes për të dëshiruar.

Prezantuesja Keke Palmer ndau me 10 MLN ndjekësat e saj në Instagram pjatën e sallatës e përbërë nga disa pomodorini, kastravec, kërpudha, rizoto dhe misër të zier.

“Kjo është arsyeja pse s’ta tregojnë ushqimin”, shkroi ajo në mënyrë ironike, raporton Daily Mail.

Menuja e eventit pritej të ishte me baza vegane në mënyrë të t’u përshtatej shumicës të së ftuarve.

Related Posts