Aplikacion
Lajmi bëhet i ditur nga gazetari malazez, Aleksandar Brezar, i cili ka postuar një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi.
“Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye në kufirin shqiptar për të mos pasur një test të vlefshëm PCR ose një pasaportë vaksinimi, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”- shkroi ai në Twitter.
Montenegrin PM Zdravko Krivokapić was apparently turned back at the Albanian border for not having a valid PCR test or a vaccination passport, which might stop him from attending the Western Balkans lunch with German Chancellor Angela Merkel. Embarrassing. pic.twitter.com/L7qHkYeqNM
— Aleksandar Brezar (@brezaleksandar) September 14, 2021
Ndërkohë Krivokapiç mbërriti në Tiranë, ku mori pjesë në një takim mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor dhe kancelares gjermane Angela Merkel.
Pas kthimit në kufi, Krivokapiç u kthye në Podgoricë dhe u nis përsëri për në Shqipëri. Mësohet se fluturimi i aeroplanit të qeverisë nga aeroporti në Golubovci, i cili u ul në Tiranë, u regjistrua në faqen e internetit të Flightradar24.