zoom

Politikë

Rama në konferencën me Merkel-in: Integrimi ynë në BE është peng i nacionalistëve

Në konferencën e përbashkët me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit i vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është duke u mbajtur peng nga nacionalistët.

Rama vlerësoi Gjermaninë, që sipas tij edhe pse presionet kanë qenë të mëdha nuk e kanë lidhur procesin e integrimit me politikën e brendshme.

“Ne sot jemi peng të nacionalizmave në BE. Në BE nuk kemi sot ende asnjë qeveri nacionaliste por për fat të keq në disa vende nacionalistët dhe ekstremi i djathtë ndikojnë në vendimmarrjen e qeverive. Kjo që po ndodh sot është pengmarrje e procesit të integrimit nga një vlagë nacionalizmi në një vend. E dyta asnjëherë deri më sot edhe pse presionet kanë qenë të mëdha edhe në Gjermania kancelaria nuk e ka lidhur procesin e integrimit me politikën e brendshme, dhe nuk mund të them të njëjtën gjë për vendet e tjera. Merkel i shpëtoi nderin Evropës që hapi dyert për emigrantët nga Siria edhe në këtë aspekt presioni i brendshëmn nuk është bërë kurrë politikë e jashtme e Gjermanisë. Ne do të vazhdojmë të jemi pengje në lidhje me zgjedhjet e vendeve të pasura në BE,” tha Rama.