zoom

Politikë

“E mirëkuptoj zhgënjimin”! Merkel e thotë shkoqur: BE-ja duhet të mbante fjalën

Për kancelaren Angela Merkel, BE duhet të mbajë premtimin sa i takon procesit të integrimit, nëse sheh se kushtet e përcaktuara janë plotësuar.

“Në fakt BE, shteteve anëtare do të duhej t’u thotë kriteret, kushtet për tu bërë pjesë. Në rastin e Shqipërisë e kemi thënë qartësisht se cfarë duhet të ndryshoni në sistemin e drejtësisë, apo sektorë të tjerë. Dhe në momentin që këto kushte plotësohen do të duhej që BE të mbante fjalën e vet dhe jo të nxirrte kushte te reja, sepse për shkaqe të politikës së brendshme në vende të caktuara kjo nuk është e mundur. Kjo sjell zhgënjim, e unë e mirëkuptoj”, u shpreh Merkel.