Aplikacion
Kreu i qeverisë foli për momentin ku u bë protagonist, pasi mblodhi fletët e grisura të votimit nga opozita në shenjë proteste.
“Do jetë një mandat për pastrimin e Shqipërisë. Ne do marrim dhe një vendim për përdorimin e qeseve plastike për përdorim individual. Qytetet dhe zonat rurale të kenë një raport tjetër përgjegjshmërie me mjedisin. Ishte gjest instiktiv në kushtet kur po punojmë prej 2 muajsh me programin. Qesen unë e kërkova, nuk e kisha me vete. Do i ndalojmë qeset plastike,” tha Rama.
Ndërsa për përjashtimin e Sali Berishës nga Basha, Rama tha se duhet bërë durim me partinë që po përjeton një proces traumatik.
“Proces traumatik për PD, të kemi respekt për traumat e tjerëve, të kemi durim,” tha Rama.