Aplikacion
Tkurrja e numrit të studentëve reflekton tre dukuri kryesore. Së pari rënien e numrit të lindjeve dhe plakjen graduale të popullsisë. Së dyti, nivelin e lartë të emigracionit, sidomos tek të rinjtë. Të dhënat e Eurostat bënë të ditur se në periudhën 2019-2020, rreth 23% e aplikimeve totale për azil ishin nga grup mosha deri në 14 vjeç. Së treti, vitet e fundit, shumë studentë zgjedhin që të ndjekin studimet e larta jashtë vendit.
Arsimi publik vijon të tërheqë pjesën më të madhe të studentëve. Rreth 97.4 mijë të rinj ndjekin shkollën në një prej universiteteve publike, ose gati 79% e totalit. Megjithatë, numri i tyre ra me rreth 7.1% në 2021, në krahasim me vitin e mëparshëm.
Në universitetet private janë të regjistruar 26.4 mijë studentë. Ndryshe nga publiku, numri i tyre shënoi një rritje të lehtë me gati 4% këtë vit. Dekanët e universiteteve private pohojnë se këta të fundit kanë përfituar nga mbyllja që u shkaktua nga pandemia, për shkak se studentët nuk kanë arritur të ikin jashtë dhe për rrjedhojë kanë zgjedhur të regjistrohet në universitetet publike shqiptare.
Universitetet publike
Universiteti i Tiranës ka numrin më të madh të studentëve nga publiku, me 27% të totalit. Ky universitet pa një rënie me gati 8% të të regjistruarve në 2021, në raport me vitin e mëparshëm.
I dyti më i madh është Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, me 20% të totalit në publik. Ky universitet është bërë i preferuar vitet e fundit, pasi pa rritjen më të lartë të regjistrimeve në 2021, me rreth 5%.
Përveç Durrësit, Fakulteti i Mjekësisë ishte i vetmi që shënoi rritje të regjistrimeve me 4%, duke arritur në gati 6,700 studentë.
Rënien më të madhe e kishte Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, ku numri i të regjistruarve u tkurr me 40%, duke reflektuar dhe emigracionin e lartë të zonave të Veriut.
Më pak interes kishte dhe për Universitetin Bujqësor i Tiranës, që shënoi një rënie të regjistrimeve me gati 19%. Në Vlorë tkurrja ishte 9% dhe në Elbasan rreth 10% (shiko grafikun: Studentë për çdo universitet në arsimin publik).
Kremlini kërcënon Britaninë për armët e dhëna Ukrainës: Po përshkallëzoni situatën…!