Aplikacion
Në një intervistë të gjatë mbrëmjen e sotme, në emisionin “Now” në Euronews Albania, ora 21:00, Sali Berisha pritet t’u përgjigjet pyetjeve me interes për publikun.
A do të distancohet nga PD-ja apo do të qëndrojë me çdo kusht pjesë e saj, duke e vënë në vështirësi në raport me SHBA partinë që themeloi vetë. Si do të sillet në parlament dhe a do ta vijojë konfliktin me SHBA-në?
Sali Berisha e ka bërë të qartë pak kohë më parë se nuk tërhiqet. Por në PD situata po ndryshon dhe zërat që po kërkojnë distancimin nga Berisha sa vijnë e shtohen.
A do të qëndrojë Berisha indiferent? Sonte përballë ish-këshilltares së tij, Erla Mëhilli që do të drejtojë prej këtij sezoni emisionin “Now” në Euronews, Sali Berisha do të ketë shumë për të thënë. /Zoom.al