Aplikacion
Vendi ku u gjet viktima është në një distancë të afërt me banesën e tij, ndërsa provat janë të shumta që ka qenë ai autori i vrasjes, edhe pse ai nuk e pranon. E ëma e autorit të dyshuar të vrasjes, Mesine Selmanaj ka treguar se i akuzuari i ka sjellë gjithmonë probleme familjes, duke hyrë dhe dalë vazhdimisht nga burgu.
Ndryshe nga raste të tjera, ku nënat e mbrojnë të birin, ajo ka deklaruar se nëse i biri është fajtor, duhet të marrë dënimin e merituar, madje shkon deri aty sa thotë se do të jetë vetë që mund ta vrasë me duart e saj. Ajo ka rrëfyer jetën e djalit të saj, baba i një fëmije, mes hyrje-daljeve nga burgu dhe distancimit të tij nga familja.
“Djali im ka dalë më 5 gusht nga burgu. Neve i kishim të shkëputura lidhjet me të këtu e 12 vjet, i kishim bërë dalje, se gjithmonë shqetësime na ka sjellë. Ka dalë në shtëpi më vete, kishte një dhomë. Vetëm unë si nëna e tij flisja me të, më kërkoi një telefon dhe ja dhashë që të kisha kontakt me të.
E merrja dhe e pyesja ku ishte, më thoshte që ka dalë deri te xhamia ose në Lungomare dhe do kthehej. Ditën e krimit, unë e kam parë deri nga ora 12, e kam parë që ishte te shtëpia e tij, sepse unë jetoj larg, jo në shtëpi me të. E kam parë prapë, ka qenë ora 21:00, ose 21:15, pastaj kam marrë fëmijët dhe i kam çuar në gjumë.
Të dielën ka ardhur policia, kur shkova, nuk e gjeta djalin në shtëpi. Vajta me vrap te shtëpia e tij dhe pashë policët që nxorën një armë nga dheu. Ju luta policëve për një deklaratë dhe ju thashë se po u vërtetua që djali im e ka vrarë atë, unë do ta vras me duart e mia. I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme mos ta mbajnë në burg atë djalë, por ta çojnë në mes të Tiranës dhe t’i japin plumbin.
Përndryshe vij dhe unë, nëna e tij, dhe e vras vetë me duart e mia. Të ma bien edhe sot, unë e vras vetë, nëse ka pasur dorë në krim”, është shprehur mes të tjerash nëna e autorit të krimit.