Aplikacion
Zbythja duket se ka ardhur nga lumi i komenteve negative të mbështetësve, por gjithashtu edhe nga reagimet e shumta brenda selisë së PD-së.
Zoom.al mëson se figura me peshë në PD janë befasuar nga shkrimi ku kërkohej distancimi i Partisë Demokatike nga Berisha dhe kanë kerkuar sqarime nga drejtuesit e saj.
Reagimet kane qenë jo vetëm për të kuptuar se çfarë po ndodh në PD, por edhe për vetë faktin se dalja hapur e Rilindjes Demokratike kundër Berishës është konsideruar si pa takt dhe e dëmshme.
Pas heqjes së artikullit, në faqen e gazetës Rilidja Demokratike është publikuar një shënim i shkurtër pro liderit historik të PD-së, nga kryeredaktori i gazetës, Bledi Kasmi.
“Asgjë nuk na lëkund nga besimi se Berisha në funksionet e tij të të bërit shtet dhe opozitar, në të gjithë dimensionin e tij politik mbetet burrë shteti, por fjala e lirë është tjetër, pasqyrimet e saj janë tjetër dhe qëndrimet mbi to krejt tjetër.
Mirënjohje të gjithë lexuesve për sygjerimet e tyre.”
Shkrimi i vjetër siç duket dhe nga fotoja është tashmë i fshirë.
/ Zoom.al
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë