zoom

Politikë

“Kërkojmë të trajtohemi njësoj si afganët”/ Për të qarë apo për të qeshur, kjo është “meme” që po bën xhiron në rrjet

Kryeministri Rama i vizitoi afganët e strehuar në një resort luksoz në bregdetin e Durrësit, për të treguar se sa shumë u bën ai për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Përkujdesja ka qenë kryefjala e tij në këto ditë, teksa ardhja e afganëve ka hapur debate, jo për strehimin, por për mungesën e transparencës.

Por a është vërtet kryeministri i Shqipërisë kaq i përkujdesshëm, i dhemshur dhe i gjindshëm sa po tregohet me afganët, të cilët i mori pasi ia kërkuan SHBA-të?

Genc Sejko, i njohur për publikimin e “meme-ve” pikante, bën një paralelizëm mes familjeve afgane të ardhura në Shqipëri dhe familjeve shqiptare që vijojnë të jetojnë në çadra duke pritur aty dimrin e tretë radhazi, pasi shtëpitë e tyre u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit të viti 2019.

“Shiko, nuk kërkojmë shumë. Kërkojmë të trajtohemi njëlloj siç trajtohen afganët”, shkruan Sejko në postimin që shoqëron “meme-n” e tij.

Postimi i tij ka me mijëra pëlqime, qindra komente dhe është shpërndarë mbi 150 herë nga përdoruesit e rrjetit Facebook.

“Si shumë po kërkon”, i shkruajnë po me ironi disa nga komentuesit, si për të treguar se kryeministrit i intereson si gjithmonë më shumë fasada se realiteti. /Zoom.al